Kreu demokrat Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që më 18 shkurt t’i bashkohen manifestimit të PD-së në Tiranë. Basha u bën thirrje që të protestojnë kundër kësaj qeverie dhe problemeve të shumta në vend.
“I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)