Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kërkoi mediave që të angazhohen bashkërisht për zgjedhje të lira dhe ndershme.
Deklaratat e kryedemokratit u bënë gjatë eventit të organizuar me rastin e 26-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, ku Basha nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë edhe në drejtim të presionit që sipas tij pushteti po bën sot ndaj mediave.
“Kjo është qeveria e mjerimit. Nuk ka dy të vërteta për drogë, por 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë gjatë vitit të kaluar. Ku ka tenderë, ku lartësohen ndërtime pa leje, janë njerëzit e lidhur me qeverinë dhe krimin në pushtet”, tha Basha, duke shtuar se mbështet çdo përpjekje për ruajtjen e pavarësisë së mediave.
5 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)