Me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha, në intervistën ekskluzive për Almakos flasim për sfidat kryesore të shtetit shqiptar dhe për të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Në këtë intervistë, Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shëndrimin e Shqipërisë në vend të drogës dhe të krimit të organizuar.
“Droga nuk është problem politik, por është problem kombëtarë. Pa zgjidhjen e këtij problemi, Shqipëria nuk ka të ardhme”, ka alarmuar Basha.
Ai ka fajsuar Ramën për amaterizëm dhe papërgjegjësi në zbatimin e politikave kombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të rajonit.
“Në ditën e pavarësisë e trajton Kosovën si provincë të Shqipërisë. Kosova është një shtet sovran dhe arritje shumë e rëndësishme e të gjithë shqiptarëve. Ai i jep municion palës tjetër të luajë me tezën e Shqipërisë së Madhe”, thekson Basha.
Sipas tij, marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë në koma, sepse ka shumë takime boshe të cilat nuk prodhojnë rezultate konkrete për qytetarët e të dy vendeve.
Lidhur me rolin e partive shqiptare në Maqedoni, të cilat keqpërdorin vizitat në Shqipëri për mbuluar dështimeve të tyre politike, Basha përgjigjet se Tirana nuk është vendi ku lahen mëkatet e tyre sepse qeveria shqiptare ka shumë mëkate ndaj shtetasve të saj, e jo më të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve.
Për këto dhe shumë çështje tjera lidhur me perspektivat euroatlantike të shqiptarëve në Ballkan, ndiqni në vijim intervistën me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha.