Papunësia, varfëria dhe korrupsioni edhe më tej vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore. Kështu tregojnë rezultatet e fundit nga hulumtimi i “barometrit ballkanik”, i publikurar dje nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Pjesë e anketimit ishin 6 vende të Ballkanit, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia nga ku mbi 8.000 qytetarë u pyetën lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme.
Nga rezultatet e sondazhit vihet në dukje se si problem kryesor me të cilin njerëzit përballen është papunësia, me ç’rast edhe më shumë se gjysma e të anketuarve do të ishin shpërngulur në shtetet e huaja, pikërisht për këtë arsye.