Në një intervistë për Almakos, aktivisti Bardhyl Marku tregon për kushtet e deponisë të qytetit të Dibrës.
Deponia e Dibrës, të cilën Marku e quan një katrahurë, e cila shfrytëzohet për hudhjen e mbeturinave, jo vetëm nga komuna e Dibrës, por edhe nga komuna e Mavrovës dhe Rostushës, në bazë të një marrëveshje ndër komunale, njofton Almakos.
Ai thotë se zjarret në deponi janë të sheshta, ndërsa fare pranë deponisë, ka objekte individuale në të cilat jetojnë dibranë.
Vetëm para një jave pati një intervenim në deponinë e qytetit nga ndërmarrja komunale “Standard”, në koordinim me Kryetarin e Komunës, por siç mund të shihet, është bërë një intervenim sipërfaqësor, sa për të dalë në lajmi në mediume, por gjendja është alarmante e realitetin kamera juaj mund ta tregojë më së miri.
Marku, për Almakos thotë se ka katër vite që e hulumton dhe e ndjek situatën me deponinë e Dibrës dhe konstaton se gjendja e këtillë është krejtësisht si rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë së strukturave udhëheqëse komunale.
Deponia e qytetit nuk përmbush asnjë standard konform ligjeve aktuale në fuqi, dhe e njëjta është kompetencë e pushtetit vendor përderisa të ndërtohen deponitë rajonale, prandaj është kompetencë e pushtetit vendor të gjejë moduse se si të menaxhojë me mbeturinat.
Ai thekson se deponia është lënë në mëshirë ta fatit pa asnjë përkujdesje për të, siç mund të shihet këtu secili mund të vjen e të hudh çka të dojë pa dhënë llogari askujt. Pra, duhet dikush ta menaxhojë me të, e menaxhimi është krejtësisht përgjegjësi e komunës së Dibrës dhe ndërmarrjes komunale “Standard”.
Ai bën thirrje që kjo deponi duhet të rregullohet në mënyrë urgjente.
Për çështjen e lumit të Radikës Marku mendon se është arritur sukses i pjesërishëm dhe se beteja për Radikën nuk ka përfunduar.
Ai gjeti kohë në këtë intervistë të përmendë edhe objektet pa leje të cilat janë ndërtuar në brengun e liqenit duke uzurpuar prona në pronësi shtetërore dhe thotë se nëse shitja e tyre do të bëhej konform ligjit për shitje të pronës në pronësi shtetërore dhe konform planit urbanistik të rri situata për pushtetin vendor do ishte shumë më e volitshme pasi tokat e uzurpuara nuk do shiteshin për 1 euro m2 por vlera me ulët nuk do ishte në 25 euro për m2, duke mos harruar të përmendet se në atë çmim 1 euro për metër katror komuna ka obligim ndërtimin e infrastrukturës (rrugët, ujësjellësin dhe kanalzimin, rrymën e elektrike dhe të tjera). Është shume qartë se shitja e tokave të lartë përmendura në pronësi shtetërore pemës ankandit publik do kishte dom kishte një impakt shumë të madh pozitiv në buxhetin e komunës.
Ai mohon se këto toka janë prona private, por toka të uzurpuara sipas marrëveshjes nga struktura politike, që udhëheqin komunën.
Përgaditi: Delvina Kërluku
Kamerman dhe montazh : Edvin Sejrani
Almakos.com