“Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie! Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni. Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e shqiptarëve. Për turp, si pushteti i nivelit qendror ashtu edhe ai i pushteti lokal, injoruan tërësisht dhembjen dhe pikëllimin tonë!
Data 10.03.2026
Aktuale
- TURP: Nuk u përmend iniciatori i vërtetë që UNT të jetë sot në kazermën “Ilinden”, reagon familja Racaj!
- MBPEU: Janë paguar 30,3 milionë denarë mbështetje shtesë për 243 bujq
- Prezenca e deputetëve: S’mund të detyrohen të rrinë në seancë!
- Arratisja spektakolare e Dritan Dajtit pas vrasjes së 4 policëve, si doli i armatosur nga Gjykata e Tiranës dhe u largua me motor
- Plani sekret i ‘Gaxhait’ për t’u arratisur nga burgu 302 në vitin 2005! Tuneli 22 metra dhe roli i bashkëpunëtorëve
- Zbulohet dosja e SPAK: 2 efektivë policie pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullës! sh-shefi i krimeve në Vlorë porositi 400 kg kokainë dhe jepte informacione
- Ramazani në armatën zvicerane: Ushtarët mund të agjërojnë dhe të falen
- Beqiri: Së shpejti Parku i Haraçinës, nis rregullimi i një hapësire publike të lënë pas dore


