Barcelona po përballet me mungesa të rëndësishme në mesfushë, por duket se Hansi Flick mund të marrë së shpejti lajme pozitive.
Pas dëmtimit të rëndë në kofshë gjatë El Clasicos ndaj Real Madridit, Pedri po tregon përparim të dukshëm në procesin e rikuperimit.
Sipas Marca, 22-vjeçari mund të jetë gati për sfidën ndaj Athletic Bilbao menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.
Megjithatë, stafi mjekësor dhe trajneri Flick nuk do të rrezikojnë rikthimin e parakohshëm të tij, duke qenë të vetëdijshëm për historinë e shpeshtë të lëndimeve që ka pësuar mesfushori.
Edhe nëse Pedri do të rikthehej para muajit dhjetor, kjo do të konsiderohej një lajm shumë pozitiv për skuadrën katalanase.
Në të njëjtën kohë, Mundo Deportivo raporton se Raphinha është në fazën e fundit të rikuperimit.
Sulmuesi brazilian është stërvitur në fushë për të dytën ditë radhazi dhe pritet t’i bashkohet grupit brenda pak ditësh.
Barcelona pret të ketë në dispozicion Raphinha, Joan Garcia dhe Marc Casado për ndeshjen kundër Athletic Bilbao më 22 nëntor.
Kthimi i Casados pritet të lehtësojë mungesat në mesfushë, veçanërisht me Gavin jashtë dhe Frenkie de Jong të pezulluar.
Në këto kushte, Dani Olmo dhe Fermin Lopez mbeten opsionet kryesore të Flickut, ndërsa pritet që edhe të rinjtë Marc Bernal e ndoshta Eric Garcia të marrin më shumë minuta në mesfushë. /Telegrafi/


