Ridvan Ismaili, banor i Lagjes së trimave në Kumanovë ka ngritur shqetësimin e mbylljes së parkingut në Lagjen e trimave në Kumanovë, transmeton Almakos.
Sipas tij, ky parking nuk duhet mbyllur me mbylljen e orarit të punës, por duhet që të funksionoje njëjtë si në pjesët tjera të qytetit. Në këtë mënyrë t`i iket kaosit në trafikun e kësaj pjese të qytetit.
“Nuk e dij kush menaxhon me këtë parking (publik apo te dhënë me koncesion) i cili gjindet afër tregut të gjelbërt në lagjjen e Trimave, por e di se nuk është aspak e hijshme e as e arsyeshme që pas orarit të mbyllet me dry dhe ta pamundësoj parkimin e automjeteve.
Kjo dukuri nuk vërehet askund tjetër nëpër qytet, sa i përket parkingjeve tjera të tipit të mbyllur, të cilët pas orarit i lēnë hapur hyrje-daljet e tyre.
Ky avaz i përditshëm në lidhje me këtë parking i detyron shoferët që veturat e tyre t’i parkojnë trotuareve dhe hapsirave tjera, të cilat janë dedikuar për këmbësorë.
Kështu, po krijohet kaos trafiku nëpër këtë pjesë të qytetit, ku si pasoj shumë e vetura kohëve të fundit po përfundojn në kthetrat e a.q. MARIMANGË.
Qytetarët e kësaj ane kanë nevojë për lehtësim të çfarëdo forme, por edhe të kësaj natyre.
Qëllimi i këtij shqetsimi është të mos u vështirësohet banorve të kësaj lagjje përditshmëria e tyre. Njëkohësisht, me një zgjidhje të këtij rasti bëhet zgjidhja e ngarkesës së komunikacionit në këtë lagjje në veçanti, por edhe në qytet në përgjithësi.”, shkroi Ridvan ismaili./Almakos/