Banorët e Ohrit nuk besojnë se do të pinë kafe më të lirë dhe të hanë me çmime më të ulëta nëpër restorantet e qytetit, pas vendimit të Qeverisë për të kufizuar marzhën në 10% për produktet ushqimore bazë dhe produktet higjienike. Shprehen se çmimet e gastronomisë në Ohër janë shumë të larta për standardet tona dhe ndjehen si turistë gjatë gjithë vitit në qytetin e tyre.
“Jo, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Sepse këtu nuk kemi ende periudhë dimërore dhe verore, siç ndodh në disa destinacione të tjera turistike, kur mbaron periudha e verës i ulin çmimet, tek ne i rrisin edhe në verë edhe në dimër, është i njëjti çmim për mysafirët vendas. Jam i sigurt se çmimet nuk do të ndikojnë në objektet e gastronomisë”, tha një qytetar.
“Jo, nuk e besoj, kështu janë, duan sa më shumë fitim. A mendoni se çmimet në restorantet në Ohër janë shumë të larta? “Në restorante, ndryshe nga vendet e tjera si Kroacia apo Greqia, çmimet nuk janë më të larta, por në krahasim me qytetet e tjera të Maqedonisë, Ohri është qyteti më i shtrenjtë, jo vetëm për nga restorantet, por edhe për blerje dhe akomodim”, tha një tjetër qytetar.
“Unë kam 50 vjet që jam gastronom, nuk ka gjë të tillë askund tjetër, përveç Ohrit. Një kafe kushton 150 denarë, nuk është nga floriri. Me siguri do ta gjeni në Shkup çmime të këtilla, por këtu çmimet janë katastrofë, sidomos në Ohër, për gjithçka edhe për akomodim. A mendoni se ky vendim i qeverisë do të kontribuojë që të paktën pjesërisht të ulen çmimet? Nuk ka asnjë shans në industrinë e gastronomisë, ndoshta do të ketë diçka në markete”, u shpreh një qytetar.
“Edhe nëse marzhat do të zvogëloheshin me 20%, çmimet do të mbeten të njëjta. Askush nuk do t’i japë fund kësaj, siç e quaj unë, mafi tregtare-bujqësore”, theksoi një qytetar.
“Në asnjë mënyrë. E gjithë kjo është e korruptuar. Gjithçka është e korruptuar nga lart e deri poshtë“, tha një qytetar.
Ekonomistët besojnë se çmimet e ofruara nga gastronomët janë joreale. Nëse një kafe para një viti ka kushtuar 80 denarë, tani është 150 denarë.
“Ata e justifikojnë duke thënë se nuk kanë fuqi punëtore të mjaftueshme. E justifikojnë gjithmonë me çmime të rritura nga furnizuesit dhe me inflacion. Inflacioni ka rënë në 4%, është ende i lartë, që do të thotë se çmimet janë në rritje, por jo si në vitin 2022 kur ishte 19% e më shumë. Ky është justifikimi i tyre. Por qëndrimi im për justifikimin e tyre është pse nuk ushtroni presion mbi furnizuesit, pse nuk bëni presion mbi rrjetet e shpërndarjes që diktojnë çmimet. Ju nuk mund të prisni që ne thjesht të paguajmë e ju të mos punoni shumë dhe t’i rrisni të ardhurat e juaja pafund”, tha Konstantin Zdraveski – ekonomist.
Çmimet në Ohër vitet e fundit kanë qenë si ato në Palma de Majorka. Pirja e kafesë po bëhet luks i vërtetë. Çmimet e shërbimeve gastronomike janë edhe më të larta sesa disa nga metropolet turistike evropiane. Një kafene në qendër të qytetit me pamje nga liqeni mund të kushtojë deri në tre euro. Një shishe lëng deri në 180 denarë, birrë vendase 200 denarë, birrë me mbushje mbi 250 denarë./Alsat.mk