Sërish banorët e fshatit Gërcec të Komunës së Sarajit janë pa energji elektrike. Gjatë këtyre orëve u shkaktuan shumë dëme materiale te këto banor, si dhe është penguar jeta e përditshme e fëmijëve dhe pleqve të cilët në këto ditë të dimrit duhet që të ngrohen.
Banorët e fshatit Gërcec të irrituar nga kjo gjendje kërkuan zgjidhje duke u munduar që të adresojnë problemin aty ku duhen. Edhe pse si duket janë krejtësisht të harruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, i cili në kushte normale do të duhej që të ishte bashkë me to, ata iu janë drejtuar zyrave të EVN-së për të kërkuar sqarim.
Nga EVN Maqedoni përgjigja për banorët e këtij fshati ishte se EVN-ja ka një defekt dhe për këtë arsye komplet një fshat i tërë ka vazhdimisht probleme me rrymën.
Por sipas rregullave në fuqi, një kompani serioze duhet që t`i paralajmëroje banorët për cdo problem, me qëllim që të ndërmerren masa alternative nga ana e banorëve. EVN Maqedoni as që është mërzitur për t`i lajmëruar banorët e fshatit Gërçecit.
Banorët në anën tjetër kanë paralajmëruar protesta. Mirëpo jo vetëm protesta të thjeshta si dinë që t`i realizojnë në Maqedoninë e Veriut. /Almakos