Shumica e vendvotimeve që i xhiruam në komunën e Çairit, ishin hapur me kohë. Dita rrjedh në mënyrë të qetë dhe pa incidente, thonë kryetarët e komisioneve zgjedhore, shkruan Medial.mk.
Elena Boshkovska – Kërstevska
Kushte më të mira për jetë, plotësimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore, projekte që i përfshijnë të gjitha segmentet për jetesë normale… Këto janë pritshmëritë e banorëve të Çairit nga kryetari i ri i komunës.
“Presim që të ketë ndryshime. Të përmbushin gjithçka që premtuan, në fakt për këtë edhe votojmë…”
“Po, votova. Pres ndryshime më të mëdha…”
Shumica e vendvotimeve që i xhiruam në komunën e Çairit, ishin hapur me kohë. Dita rrjedh në mënyrë të qetë dhe pa incidente, thonë kryetarët e komisioneve zgjedhore.
“Vendvotimi 29/17 u hap me kohë në orën 07:00. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë problem. Procesi i votimit zhvillohet pa probleme, ndërsa dalja është më e vogël sesa herën e fundit”, thotë nënkryetarja e vendvotimit, Suzana Kostovska.
Në raundin e dytë, besimin e banorëve të Çairit do ta kërkojnë Visar Ganiu nga BDI-ja, dhe Zeqirja Ibrahimi nga BESA. Vendvotimet mbyllen në orën 19:00.