Në lidhje me informacionet jozyrtare të plasuara në shumë mediume se “Enekod” i ka ofruar 35 milionë euro “Feni”-t, bankat kreditore theksojnë se në opinion nuk do t’i komentojnë elementet nga oferta. “Theksojmë se letra duron gjithçka, ndërsa oferta serioze duhet të mbështetet ose me garanci bankare ose me mjete të deponuara. Sërish përsëritim se bankat kreditore kishin një parakusht të vetëm për ta analizuar seriozitetin, qëndrueshmërinë dhe pranueshmërinë e ofertës nga ofruesit dhe ajo është që paraprakisht tua paguajnë pagën e mbetur punëtorëve nga mjetet personale”, qëndron në kumtesën nga bankat kreditore. Njëherit përkujtojmë se “Enekod” në mëngjes i ka njoftuar se nuk do të mund t’i paguajë pagat e punëtorëve në Feni.
Data 21.08.2025
Aktuale
- (VIDEO) Filkov parapëlqen heqjen e Badenterit, Mickoski kundërshton, reagojnë edhe partitë shqiptare
- AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria
- Aliu: Javën tjetër nisin punimet për pakingun në Qendrën Klinike në Shkup
- Pehlivanllëk i madh mes partive dhe kandidatëve të pavarur
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët