Në vitin 2012, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka siguruar 100 milionë hua për Maqedoninë për mbështetje të zhvillimit, përmirësimit të qasjes në financa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Sipas korrespondentit të AIM-së nga Luksemburgu, kjo është pohuar nga vetë banka e BE-së dhe këto para janë pjesë e buxhetit prej 6 miliardë euro të ndara për Ballkanin Perëndimor.
BEI deklaron se me këto mjete BE-ja ka kontribuar në hapjen e 16.5 mijë vendeve të punës. Janë siguruar financime të 44 ndërmarjeve të vogla ose të mesme dhe katër ndërmarje mesatare të mëdhaja.