Në bashkëbisedimin me pensionistët për paketën e rezistencës sociale, e ka marrë fjalën edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka zgjedhur t’u tregojë atyre se sa është vlera reale e energjisë elektrike në faturat e tyre dhe se sa paguajnë ata, kur një pjesë ua kompenson shteti.
Ministrja Balluku, gjatë fjalës së saj, nuk kurseu të zbulonte emrin e një qytetari që kishte marrë si shembull për t’i bërë llogaritë, pensionistëve se sa ata paguajnë dhe se sa u kompenson shteti.
“Do mundohem t’i bëj pak më konkrete, nuk do lexoj emrat sepse faturat janë private. Unë i zgjodha pasi pashë se kush erdhi në këtë takim. Këtu kam një faturë që ka një konsum minimal dhe me TVSH shkon 35 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë ju duhet të shikoni se si kjo faturë e muajit janar, mbi 35 mijë, por po të ishte në treg të lirë, nëse do të aplikonim çmimin me të cilin ne e blejmë që arrin deri në 61 lekë, vlera për ju do të ishte mbi 13 mijë lekë të reja. Diferenca është 9900 lekë të reja,”- tha Balluku ndër të tjera.



