Bakterija Stafilokoka është gjetur tek një i punësuar dhe në çezmën e kuzhinës së Qendrën për trajnim të Policëve në Idrizovë. Një gjë të tillë e treguan rezultatet nga brisi i marrë, që kur javën e kaluar tridhjetë persona të cilët janë pjesë e akademisë janë ankuar për simptoma të helmimit, derisa tre prej tyre kanë përfunduar në Klinikën Infektive.
Ndryshe helmimi ka ndodhur para disa ditëve në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Asokohe tre nga kandidatët për policë kishin humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje ishte paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që zhvillonin trajnim policor u dërguan në qendrën klinike. Pas kontrolleve, dy prej tyre u lëshua në shtëpi, ndërsa njëri u mbajt në spital. Gjithsej janë kontrolluar 38 persona të cilët ishin në trajnim, ndërsa për shtrëngim dhe humbje të vetëdijes ishin ankuar edhe disa persona tjerë. MPB në koordinim me agjencinë e ushqimit nga objekti i Qendrës ku përgatitet ushqimi, kishte marrë mostra për të konfirmuar shkaqet e helmimit.