Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ka dy forma të subvencionimit për bizneset e vogla dhe të mesme. Bakiu tha se në plan programin e tij, është parashikuar që t’ju ndihmohet këtyre subjekteve.
“Njëra është direkte në formë financiare, ose në trajnim të kapaciteteve të personave të cilët menaxhojnë me bizneset qoftë të punësuarve dhe forma tjetër është ku qyteti i Shkupit, është si medijator, të formohet zyre e cila, me personat të cilët do të trajnohen do të jenë në shërbim të biznesit, qoftë në thithjen e fondeve, qoftë në marrjen dhe përpilimin e projekteve të ndryshëm ku do të krijojmë një situatë win-win, edhe për sektorin e biznesit, me çka edhe mund të rritet nevoja për punëtorë dhe normal të zvogëlohet përqindja e të papunësuarve dhe në këtë formë të kontribuojmë në një farë forme qyteti i Shkupit në rritjen e kapaciteteve të saj”, tha Bakiu.
Data 25.03.2026
Aktuale
- Mbledhje e Këshillit gjyqësor
- Arrestohet 30-vjeçari në Maliq, lëvizte me automatik në makinë! Ja çfarë iu gjet në banesë
- Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diel
- Çmimi i lartë i naftës, qytetarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit, por ata i ulin, Shqipëria ende pret
- 27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit
- Mexhiti “godet” Taravarin: Prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së
- NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë
- Trump: Një grup i ri udhëheqësish është shfaqur në Iran, ky është ndryshim de facto i regjimit


