Denoncova rastin në polici, por nuk kam njohuri kush mund të më kërcënojë me jetë. Parashtrova edhe një padi private dhe shpresoj se policia dhe Prokuroria Publike do të ngrenë aktakuzë dhe ta gjejnë kërcënuesin”, tha Bakiu për “Post.mk”
Mariella Trajkovska
Bashkim Bakiu, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Sarajit, ka marrë kërcënime për jetë. Bakiu, për “Post.mk” konfirmoi se një person i panjohur përmes një sms mesazhi është kërcënuar derisa ka qenë në mitingun partiak të BESËS në Saraj. Nga MPB-ja e konfirmuan rastin.
“Denoncova rastin në polici, por nuk kam njohuri kush mund të më kërcënojë me jetë. Parashtrova edhe një padi private dhe shpresoj se policia dhe Prokuroria Publike do të ngrenë aktakuzë dhe ta gjejnë kërcënuesin”, tha Bakiu për “Post.mk”.
Ai e zbuloi edhe përmbajtjen e kërcënimit. Në mesazhin që Bakiu e ka marrë nga numri i panjohur, shkruante:
“Nëse vazhdon me aktivitetet do të jetë rrezik për jetën tënde. 10 vite kam qenë në burg e nuk do të pendohem nëse vuaj dënim edhe prej 10 vitesh të tjera, ty do të zhdukë”.
Bakiu, kërcënimin e ka paraqitur në polici. Ai dje në mbrëmje, pasi e ka marrë mesazhin në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar:
“Kërcënimi nuk do të më ndalë. Jetën e jep dhe e merr Zoti! Humbjen tuaj nuk mundet ta ndalë askush!”
Nga policia njoftojnë se B.B. (36) nga fshati Lubin, rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Qendër.
“Pasi B.B. duhej të mbajë një tubim të paralajmëruar në Saraj në vendin e quajtur “Dërven” me fillim nga ora 20:00 dhe i nxitohej, ka thënë se heq dorë nga paraqitja e rastit. Në orën 19:50 B.B. ka telefonuar në linjën telefonike 192 dhe e ka paraqitur rastin, duke kërkuar që të sigurohej nga ana e policisë. Tubimi ishte mbajtur dhe përfunduar pa asnjë problem, ndërsa B.B. përmes bisedës telefonike i ishte thënë që të vijë në Sektorin e policisë në Saraj dhe ta denoncojë rastin lidhur me kërcënimin telefonik që e ka marrë”, kumtuan nga MPB-ja.