Lëvizja BESA përmes kryetarit të Degës së saj në Çair, Bekim Saliu, ka thumbuar Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për takimin e tyre të përbashkët në Tetovë.
Saliu në këtë mënyrë ka komentuar këtë takim, ja postimi:
“Menduh dhe Ali , së paku një milion herë shqiptarët ju kanë ndegjuar duke shkëmbyer epitete të ndërsjellta njëri tjetrit të llojeve; spiun i UDBËS, spiun i këtij shërbimi, atij shërbimi… A mund të na e spjegoni çfarë keni të përbashkët ?!”