Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, në lidhje me zhvillimet në sektorin e energjisë dhe qëndrimet e LDK-së. Ajo ka thënë se “Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mosveprimet e kujtdo, aq më pak të LDK-së”.
Bajrami ka theksuar se Rizvanolli duhet të japë shpjegime për mënyrën se si janë ndarë tenderët në KEK.
“Qysh në grupin e ëhatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
Sipas Bajramit, “korrupsioni për të cilin ka aktakuza është përkthyer në ngritje të tarifave të energjisë.”
Deputetja e LDK-së ka folur edhe për çmimet e energjisë gjatë mandatit të Rizvanollit.
“Ju keni përgjegjësi direkte që gjatë mandatit të tuaj energjia për ekonomitë familjare për konsumim mbi 800 Mëh është ngritë për 128%. Ka pasë rritje edhe për ata që konsumojnë nën 800 Mëh.”
Bajrami tutje i është referuar edhe një deklarate publike të Rizvanollit për rritjen e çmimit të transmetimit. “Po mendon që përgjegjësia jote përfundon aty, kur përmes postimit në Facebook i kërkoni përgjegjësi ZRrE-së për këtë. Jo, e nderuar, sepse të gjithë e dimë kush i ka zgjedhur anëtarët e Bordit të KOSTT-it, e kush e ka emëruar mandej drejtorin e KOSTT-it, gjithashtu e dimë se me vota të kujt është zgjedhë bordi i ZRrE-së.”
Bajrami i ka bërë thirrje Rizvanollit për debat publik.