Naim Bajrami zëdhënës i shtabit qendror pranë Aleancës për Shqiptarët në deklaratën e tij për Almakos pohon se ditën e votimit në qytetin e Strugës ka pasur shkelje te rënda të procesit demokratik.
“Ka pasur shumë shkelje, duke filluar nga presioni dhe shantazhi që u bëhej votuesve jashtë vend-votimeve deri tek manipulimet brenda ne vend-votim”, tha Bajrami.
Bajrami thotë se në Strugë diferencën jo reale e ka krijuar përdorimi i “Trenit Bullgar”.
Në KSHZ Aleanca për Shqiptarët dërgoi 13 ankesa për Strugën. Kurse, Lëvizja BESA dërgoi 89 ankesa, prej të cilave 86 janë për zgjedhjet në Çair, të dërguara bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe tre ankesa për Tetovën.
Përndryshe “Treni Bullgar” është metodë e votimit ku blerësit e votave mund të kamuflojnë më lehtë me votuesit, ata atyre u japin fletën e rrethuar për partinë e caktuar dhe u kërkojnë që të njëjtëve tu kthehet fletë e zbrazur nga vendvotimi.
Almakos.com
Mevludin Imeri