Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së bashku me rinistët kanë vizituar rrugën e Butiqeve në Tetovën e vjetër. Rexhepi tha se në këtë rrugë të vjetër tetovare, shihen qartë vlerat dhe tradita e bizneseve të Tetovës.
Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:
💙#Bashkë me të rinjtë e Aleancës Kombëtare për Integrim, sot ishim në Rrugën e Butiqeve, zemra e artizanatit dhe e bizneseve të vogla në Tetovën e vjetër. Vizituam dyqane, punëtori dhe u takuam me qytetarë që na pritën me ngrohtësi dhe me shumë interes për të dëgjuar ofertën tonë për Tetovën, por edhe për të ndarë idetë dhe sugjerimet e tyre që të bëhen pjesë e programit tonë zhvillimor.
👉Në këtë lagje tipike të qytetit shihen qartë vlerat dhe tradita e Tetovës, por njëkohësisht edhe sfidat e përditshme të bizneseve. Do t’i japim fokus të veçanrë stimulimit të këtyre veprimtarive, që mbajnë gjallë ekonominë lokale dhe ruajnë traditën në qytetit tonë.
#BashkëPërTetovën
#RiniaAKI ✅