Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës,
Aleksandar Bajdevski dhe sekretari shtetëror Jahi Jahija, po marrin pjesë në takimin e tetë të ministrave përgjegjës për çështje të administratës publike të vendeve nga Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot në Tiranë, kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Amdinistratës, (MSHIA).
Sipas zëvendësministrit Bajdevski, MSHIA realizon disa projekte për modernizimin e administratës dhe afrimin e saj drejt qytetarëve.
“Për ne tani prioritet është sjellja e strategjisë së re për reforma të administratës publike e cila në kornizë strategjike do t’i përfshijë reformat në administratën publike në pesë vitet në vijim”, thekson Bajdevski, në intervistë për nevojat e Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA).
Bajdevski porositi se administrata duhet të jetë më efikase dhe se ajo nuk guxon të jetë barrë, por servis i qytetarëve. MSHIA, siç thotë, filloi edhe me analizë dinamike funksionale në shërbimet inspektuese.
Në takimin e ministrave përgjegjës për administratën publike të cilët janë anëtarë të Komitetit drejtues të ReSPA është miratuar Raport vjetor, janë prezantuar aktivitetet më të rëndësishme të cilat ReSPA i planifikon për vitin 2018 dhe është miratuar buxheti. Njëherit Bosnja e Hercegovina e mori kryesimin e ReSPA-s për vitin e ardhshëm.
Data 19.09.2025
Aktuale
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it