Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përballë ligjit don të thotë shumë, vlerëson analisti nga Shqipëria, Agim Baçi. Madje sipas tij, kjo nënkupton se BDI-ja jo që nuk i ka përfaqësuar shqiptarët me dinjitet, por edhe është vënë kundër tyre.
“Nuk po themi të futemi te koncepti i korrupsionit, por raporti me ligjin dhe dinjiteti i shqiptarëve përballë ligjit duket se nuk ka qenë në të njejtin nivel me një maqedonas përballë ligjit. Dhe për këtë, për mua do të mjaftonte vetëm kjo që partia shqiptare në pushtet të mbante një përgjegjësi jo vetëm morale, por një llogaridhënie drejtpërdrejt në palën shqiptare pikërisht për këtë lloj shkaku, dmth të jepte llogari”, tha Baçi në emisionin ‘Enter’ .