Mund të shihni se ata organizohen nga një parti politike cila që thirret Rusia e Vërtetë – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Kështu u përgjigj Ministri i Brendshëm Spasovski pyetjes së Alsat-M, kur u pyet për organizatorë e protestave të dhunshme kundër emrit, duke aluduar në subjektin Maqedonia e Bashkuar. Kryetari i këtij subjekti, Janko Baçev, thotë se nuk janë organizatorë, por se po mbështesin protestën dhe se do vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë. Ai para kamerës së Alsat-M, pranon se kanë bashkëpunim me Qeverinë Ruse dhe se janë pro ndikimit rus në rajon. Madje ai me mjaft bindje shpreh qëndrimin e partisë së tij kundër anëtarësimin të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Ne kemi pasur takime me partinë Rusia e Vërtetë e cila është parti qeveritare në Rusi, ashtu që ne kemi bashkëpunim politik me atë parti sepse ndajmë të njëjtat vlera. 16-00 Prioritet strategjik ne e kemi lidhja me Rusinë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik pra përgjigja është se ne nuk kemi çka kërkojmë në NATO dhe BE – tha Janko Baçev – Kryetar i Maqedonisë së Bashkuar.
Baçev thotë se 26 personat që u arrestuan ditën e diel për dhunë ndaj policisë dhe sulm ndaj institucioneve shtetërore do të përkrahen financiarisht dhe juridikisht nga partia e tij. Ai vazhdon të pohoj se shumica e forcave speciale që iu kundërvunë dhunës së protestuesve, kanë qenë shqiptarë, edhe pse është e vështirë që të gjesh shqiptarët të renditur në forcat speciale të Maqedonisë.
Ata janë pjesë e grupeve të tifozëve që ne i dimë se kush janë. Si parti do u ndihmojmë për çfarë do rasti, nëse kanë nevojë për ndihmë juridike, për ndihmë financiare, ne jemi të gatshëm që si parti të ju ndihmojmë. 07-00 Nga disa burime tona brenda policisë, na thanë që atë natë shumica e policisë kanë qenë shqiptarë ndërsa natën e ardhshme kur shkuam tek Ivanov, policia kishte tjetër përbërje – theksoi Janko Baçev, Kryetar i Maqedonisë së Bashkuar.
Baçev me tha se nuk i frikësohet arrestimit të mundshëm nga policia dhe se do të hakmerret ndaj funksionarëve aktual, të cilët i akuzon se e kanë shitur shtetin. Ai përsëri i bëri thirrje Mickovskit që t’i bashkëngjitet protestave, edhe pse ky i fundit para disa dite tha se Baçev nuk e ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së. Alsat-M mëson se gjatë protestave të djeshme, Baçevit i ishte ndërprerë fjalimi para Kuvendit nga disa protestues të fraksionit të VMRO-DPMNE-së.
Besian Leka