Në javën e parë të sulmit rus, mbi një milion ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, ku kanë ndërtuar gjithçka.
Gratë dhe fëmijët kanë lënë pas shtëpitë e tyre, si dhe bashkëshortët, baballarët dhe djemtë, pasi burrat duhet të qëndrojnë për të luftuar.
Një prej fotove të shumta prekëse tregon dy fëmijë të vegjël që përshëndeten me babanë e tyre, ndërsa ndodhen në tren për t’i shpëtuar sulmit rus.