Ngjarja e regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit, ka marrë një drejtim të ri pas deklaratës së djalit të tij. Policia njoftoi se bëhej fjalë për një tentativë vjedhjeje në stanin e Manës, ku autori, Dedë Dedaj, dyshohet të ketë qenë ai që e plagosi, por djali i të plagosurit ka një tjetër version të ngjarjes.
Djali i Flamur Manës ka pohuar se konflikti mes dy familjeve ka një histori të gjatë, që daton më shumë se një dekadë, dhe se ngjarja është shumë më e thellë se një tentativë vjedhjeje. Ai ka deklaruar për “Ballkan Web” se në vendngjarje kanë qenë dy persona, Dedë Dedaj, 65 vjeç (autori sipas policisë) dhe djali i tij, Xhovalin Dedaj.
Sipas tij, Xhovalin Dedaj ka qenë ai që ka qëlluar me armën e gjahut drejt babait të tij, Flamur Manës. Djali i të plagosurit ka theksuar se qëllimi i Dedajve ka qenë i qartë: të vrasin babain e tij. Ai gjithashtu ka akuzuar familjen Dedaj për vjedhje të vazhdueshme të pronës së familjes së tij.
“Na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Dedaj ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali”, u shpreh djali Flamur Manes.
“Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, është shprehur ai.