Pasi javës së kaluar në Tetovë, ndodhi një tragjedi e madhe, kur nga një zjarr u dogjën nëna me katër fëmijë e saj, tjetër tregjedi goditi Maqedoninë, dhe këtë radhë ndodhi në Manastir, ku u dogjën për së gjalli nëna me fëmijën e saj 17 vjeçar teksa ishin në gjumë, njofton TetovaSot.
Babai, i cili ka arritur të shpëtojë për “Nova Makedonija” rrëfen tragjedinë në të cilën ka humbur gruan Fatma 53-vjeçare dhe birin e tij Darko 17 vjeçar.
Përndryshe, zjarri u zgjerua shpejt, filloi nga oxhaku, dhe pamja ishte e tmerrshme. Fqinjët kërkuan ndihmë urgjente dhe zjarrfikës, por ishte e kotë./TetovaSot/