Babagjyshi dhe super-heronjtë e preferuar nga filmat vizatimorë zbritën me litar nga një helikopter dhe shpërndanë dhurata për fëmijët e shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve.
Bëhet fjalë për një ushtrim demonstrues të titulluar “Të dhurojmë një buzëqeshje”, ku mori pjesë ekipi i shpëtimit në mal si pjesë e ekipit për reagim ndaj katastrofave të Kryqit të Kuq të Shkupit. Ushtrimi u organizua në bashkëpunim me MPB-në dhe Njësinë e Helikopterëve.
“Rreth 100 fëmijë aktualisht marrin trajtim spitalor dhe shumica e tyre do të duhet të qëndrojnë edhe gjatë këtyre ditëve para Vitit të Ri për shkak të gjendjes së tyre. Me këto aksione ne lehtësojmë dhimbjen e tyre dhe u sjellim gëzim për t’i kaluar këto ditë në një atmosferë më të bukur”, deklaroi drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi.


