Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka reaguar me ashpërsi ndaj koalicionit “Fronti Evropian”, duke i akuzuar për keqpërdorim të votës së komuniteteve joshqiptare.
Në një deklaratë publike, Azizi theksoi se shqiptarët votuan për koalicionin VLEN, një bashkim i partive etnike shqiptare, ndërsa “Frontin Evropian” e mbështetën jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, boshnjakët dhe komunitete të tjera.
“Kur tani flasin vetëm në emër të shqiptarëve, po tregojnë fytyrën e vërtetë — ata vetëm i kanë keqpërdorur komunitetet për të fshehur humbjen e thellë nga VLEN-i,” shkroi Azizi.