Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi, në një prononcim për Gazetën LAJM, ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të ndahen, 250 euro vauçerë për studentët dhe 10 milionë euro ndihmë financiare për të rinjtë për krijimin e bizneseve të tyre.
“Fokusi i kësaj Qeverie është të krijojmë kushte të denja për jetesë dhe proces të sigurt dhe të sukseshëm për të rinjtë dhe studentët.
Pikërisht për këtë arsye në Buxhetin e Vitit 2025 kemi siguruar mjete për ndarjen e vauçerëve prej 250 eurove për të gjithë studentët për të blerë pajisje elektronike për të gjithë studentët dhe këtu bëjnë pjesë – kompjuterë, telefon, tablet e kështu me radhë. Dhe nga ana tjetër kemi siguruar edhe 10 milionë eurotë cilat do t’ju ndahen të rinjëve deri në moshën 29 vjeçare për të krijuar bizneset e tyre, pra idetë që i kanë në letër, idetë që i kanë në kokat e tyre ti zbatojnë edhe në praktikë. Mbështetja që do t’ju jepet atyre është deri më 30.000 euro, pra për të gjithë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare.
Qëllimi thash edhe më herët është edhe që t’ju krijojmë kushte, mos të na ikin të rinjtë, mos të na ikin studentët jashtë vendit, le të qëndrojnë këtu, le të krijojnë bizneset e tyre , të mbarojnë studimet, të krijojnë karrierën e tyre dhe dhe dyert e tyre pastaj do të jenë të hapura gjithkund në botë.
Si Qeveri gjithmonë synojmë edhe të jemi partnerë të drejtpërdrejt me të rinjtë, me studentët edhe në marrjen e vendieve që janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne si shoqëri”, tha zonja Azizi.