Deputeti i partisë Aleanca për Shqiptarët, Elmi Aziri, është i bindur se shtyerja e regjistrimit është me prapavijë politike, pas takimit që realizuan kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i VMRO-DPMNE-, Hristijan Mickovski.
Në një intervistë për emisionin “N’shpi te..” në News-TV, Aziri tha se shtyrjen e regjistrimit e kanë kërkuar Kisha Ortodokse Maqedonase, Komiteti Botëror Maqedonas, partia e Majta dhe VMRO-DPMNE.