Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur për ndarjen me zotërin Arben Fetai, tha se më herët kur është përçarë ASH-ja ka patur ndarje ndërsa tani ka bashkim.
“Kjo është e kundërta e asaj që ka ndodhur atëherë. Ai follder është ende aktiv dhe i riemëruar në BDI dhe këto sot pas dy viteve flasin faktet”, deklaroi Aliu.
Aliu tha se VLEN është bërë akademi politike për bashkim të partive dhe për krijimin e strukturave monolite.
“VLEN arriti jo vetëm Brenda të krijon një model ndryshe të politikave, pra një model bashkimi, sot tani më e reformojnë edhe opozitën duke u hapur ndaj partive politike tjera dhe duke i marrë brenda”, tha Azir Aliu.


