Largimi i të rnjëve është një nga dukuritë shqetësuese me të cilat po përballet vendi prej vitesh. Madje në mesin e atyre që po largohen nga vendi janë edhe të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore. Këtë e konfirmon edhe Ministri i Administratës, Azir Aliu, i cili thekson se migrimi ka shkaktuar mungesë të kuadrit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Në kuadër masave Ministri Aliu për TVM2, përmend përpilimin e ligjit të ri për rrogat, përkatësisht vlerësimin e punës së admisnitratës.
“Në aspekt të rrogave, dhe vlerësimit të punës së administratës, realishtë ne si shtet kemi problem, prandaj edhe punojmë në ligj të ri për rrogat i cili do të bënë optimizimin dhe sistematizimin si në vendin e punës, ashtu edhe vlerësimin e vendit të punës. Pra në moment ne po ballafaqohemi me një situatë në të cilën sistematizimi, dhe optimizimi nuk vlerësohet njejtë sikurse në institucionin tjetër. Pra kemi institucione të ndryshme që rrogat janë për të njëjtën punë ndryshe në të dyja institucionet” – u shpreh Alliu. Ministrit Aliu njëherit theksoi nevojën për analizë funksionale të institucioneve për të sqaruar se cili institucion çfar shërbime duhet të japin, dhe sa kapacitete njerzore i duhen çdo institucioni, pasi sipas tij shumë institucione japin shërbime të ngjashme prandaj mund të bashkohen në një.