30 Janar 2019 / 15:31
Kuvendi ka kaluar propozim ndryshimet e ligjit për deputetët, me të cilin i ndërpritet rroga azilantit NIkolla Gruevski, i cili me muaj të tërë merr pagën e deputetit duke qëndruar në Budapest. Megjithatë ndryshimet ligjore përplasën pushtetin dhe opozitën për kushtetutshmërinë e Ligjit. Deputetët e LSDM-së e arsyetuan ligjin duke theksuar se i njëjti parasheh masa konkrete për një deputet të dënuar me burg mbi 6 muaj.
Me këtë propozim ligj, pas nenit 11 shtojmë nenin 11 me të cilin rregullojmë se nëse deputeti është i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor me dënim me burg më gjatë se gjashtë muaj, e humb të drejtën e pagesës së rrogës, të ardhurave të tjera personale dhe pagesën e harxhimeve- deklaroi Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan se shumica po e shfrytëzon pushtetin për të vepruar sipas dëshirës së vet.
Kemi Kushtetutë e cila tregon se deputeti ka të drejtën e të ardhurave. Nuk mundemi të thirremi në Ligj për marrëdhënie pune dhe ligje të tjera që janë nën Kushtetutën dhe ti vendosim në një nivel me kushtetutën- tha Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, votoi i “përmbajtur” pasi tha se nuk ishte i bindur për këtë zgjidhje ligjore.
53 për, 2 të përmbajtur, mes tyre edhe unë. Nuk jam i bindur në këtë zgjidhje ligjore, andaj jam i përmbajtur. Ndërsa jam i obliguar t’i respektojë procedurat të shkruara edhe në Kushtetutë edhe në ligj edhe në kompetencat e mia si kryetar i Kuvendit- tha Talat Xhaferri, kryetar i Kuvendit.
Nga VMRO-DPMNE-ja edhe pse kishin qëndrim se ky propozim ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, asnjëri nga deputetët votoi Kundër, por kishte një votë “për” dhe një votë i “përmbajtur”. Propozim ligji i këtillë erdhi pasi Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis në Hungari ndërsa vazhdonte të merrte rrogën e deputetin. Ai është i dënuar me 2 vite burg me aktvendim të plotfuqishëm për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale.
Mefail Ismaili
Loading…


