da Ekonomike, pas një raportimi nga anëtarët eksportues për ndalimin e kamionëve të Maqedonisë që transportonin produkte ushqimore në territorin e Kosovës, me pretekstin se ndalimi bëhet për shkak të pritjes së rezultateve nga analizat laboratorike, me një shkresë zyrtare deri te institucionet kompetente në vend, ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave të nevojshme dhe normalizimin e rrjedhës.
Në njoftimin e Odës Ekonomike theksohet se sipas informacioneve marrë nga kompanitë vendase të eksportit, kamionët nga Maqedonia e Veriut po ndalohen në anën e kufirit të Kosovës pa ndonjë shpjegim të duhur, duke shkaktuar dëme ekonomike dhe duke çrregulluar këmbimin tregtar. Meqenëse këto janë produkte ushqimore që duhet të jenë në përputhje me standardet e shëndetit dhe sigurisë, siç theksojnë nga Oda, rrjedha duhet të jetë e pandërprerë në mënyrë që të mos çrregullohet vazhdimësia e eksportuesve vendas, gjë që mund të shkaktojë edhe implikime financiare.
Nga Oda për sot paralajmërojnë se do të realizohet edhe takim i kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe zhbllokimin e ngërçit.