Qebir Avziu nga Piroku i Tetovës, profesor i Fakultetit Juridik, është emëruar Dekan i këtij Fakulteti në Universitetin e Tetovës. Avziu, që nga viti 2012 në UT ligjëron lëndët Kriminalistika, Terrorizmi dhe Krimi i Organizuar, ndërkohë që njihet si ndër profesorët më të mirë të Juridikut të Tetovës.
Para se të fillonte në UT, Qebir Avziu ka punuar si ekspert në departamente të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa ka ligjëruar edhe në disa universitete private si në vend, ashtu edhe jashtë Maqedonisë. Studentët e profesor Avziut dhe profesoreshës Arta Bilalli të UT-së së fundmi zunë vendin e parë në garat shtetërore, ku morën pjesë studentët e të gjitha fakulteteve juridike në Maqedoni, ndërsa garat ishin organizuar nga faktori ndërkombëtar në vend.
Edhe studentët e Jurudikut të UT-së e kanë përshëndetur vendimin e rektorit Vullnet Ameti që profesor Avziu të jetë Dekan, pasi siç kanë shkruara studentët, Juridiku i UT-së sigurisht se do të ketë progres dhe ngritje të cilësisë së dijeve në UT. (koha.mk)