Avokati i Popullit në konferencën e sotme bëri apel deri tek Prokuroria Publike që të mos veprojë në mënyrë selektive, duke përmendur këtu si rast konkret rastin e vogëlushit Almir Aliu. Ai e cilësoi së absurd faktin që ekspertiza është bërë nga ekspert pa licensë.
Ixhet Memeti propozoi që të ndalojë praktika gjyqësore për të penguar punën e Avokatit të Popullit.
Lajmi për të cilin Almakos shkroi kohë më parë për faktin se qytetarëve u kërkohet taksë që të marrin pagesat e bëra për taksën radiodifuzive, konkretisht, ku qytetarëve u kërkohet të paguajn 300 denarë, për të marrë 200 denarë.
Ska përmirësim as në gjendjen në burgje. Shumë pak nund të vërehet përparim. Me ndërrimin e qeverisë shpejt është ulur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë nga Avokati i Popullit. Tani kemi trend të ri, numër drastik i qytetarëve që kërkojnë ndihën e Avokatit të Popullit
Që mos të thuhet se Avokati i Popullit vetëm kritikon, kritika ka aty ku duhet, vlerësime ka aty ku duhet. E përshëndes gatishmërinë për bashkëpunim që kanë treguar disa ministri si ajo e arsimit, e drejtësisë etj
Pres që edhe për këtë raport do të ketë masa të cilat nëse zbatohën do të ndikojnë në përparimin e shtetit në shumë aspekte./Almakos
Evi Shkopi