Gjyqësori në Maqedoni ende është i politizuar dhe selektiv, tha sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2017.
Ixhet Memeti përmendi rastin e Almir Aliut, vrasjen e të cilit, prokuroria e rikualifikoi si aksident në komunuikacion dhe kërkoi nga Prokuroria Publike që të mos veprojë në mënyrë selektive, por të tregojë vullnet për udhëheqjen efektive të procedurave.
“ Prokuroria Publike nuk tregon qëllim serioz për udhëheqje efektive të procedurave me çka e varros besimin e qytetarëve, në instirucione. Gjithashtu e dimë fort mirë rastin e Almirit, gjatë procedurës ka lëshime të theksuara, edhe dje u informuam se personi që ka bërë ekspertizen ka qenë pa licencë dhe kjo nuk është e vetmja shkelje që kemi gjetur gjatë ndjekjes së këtij rasti”- tha Avokati i Popullit.
Në disa gjykata, Avokati i Popullit ka konstatuar zbatim jo professional dhe të pandërgjegjshëm të funksionit të gjyqtarit dhe mënyrë jo përkatëse të organizimit të punës. Gjithashtu në sferën e gjyqësisë si problematike, e përmendi mungesën e bashkëpunimit mes gjykatave dhe Avokatit të Popullit, duke shtuar se shpesh gjykatat bëhen pengesë në realizimin e punës së Avokatit të Popullit.
“Dërgoj kritikë publike deri tek Gjykata Themelore në Strumicë dhe deri tek Këshilli Gjyqësorë dhe kërkoj shqyrtim urgjent dhe përcaktim të përgjegjësisë individuale për shkelje të rëndë të parimit të gjykimit në afat të arsyeshëm”- tha Memeti.
E polituzuar dhe jo profesionale ende mbetet edhe administrate publike, e cila jo vetëm që nuk ndihmon qytetarët, por është bërë pengesë për realizimin e lirive dhe të drejtave të tyre.Sistemi i keq i përmbarimit ishte një nga konstatimet më shqetësuese në raportin vjetor për vitin 2017.
“ Sistemi i keq i përmbarimit tashmë shumë rëndë e godet shtresën më të varfër të qytetarëve. Mbrojtja sociale mbetet sistem me të cilin nuk tejkalohet rreziku social. Mbrojtja dhe sigurimi sociale mbeten të paqashme posaçërisht për ata që kanë nevojë. Qeveria të mos miratojë ligje populiste, me të cilat përcaktohen të drejta, pa ndarë mjete.
Avokati i Popullit kërkoi nga Qeveria që të mos sjellë ligje populiste, por të ndajë edhe mjete për ndryshimet që synon të bëjë përmes sjelljes së atyre ligjeve.
Sipas këtij raporti gjatë vitit 2017 janë konstatuar 1137 cenime të lirive dhe të drejtave të njeriut nga të cilat 970 raste janë pranuar intervenimet e Avokatit të Popullit, për 104 raste procedura është në proces dhe 63 raste janë shteruar të gjitha mundësitë ligjore.
Sipas Avokatit të Popullit, gjendja në Gjykatën Administrative, në Komisionet e shkallës së dytë, që siç tha, janë shëndërruar në servis të qeverisë, përmbaruesit, burgjet, puna e organeve zgjedhore ka ndryshuar shumë pak, në disa raste për mirë dhe në disa raste veçse është bërë më keq.
Memeti përshëndeti bashkëpunimin korrekt që Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme,e Shëndetësisë dhe ajo e Fnancave kanë pasur me institucionin e Avokatit të Popullit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com