Në seancën publike në Gjykatën e Apelit në të cilën këngëtari i operës Igor Durlovski argumentoi ankesën e tijë për shkurtimin e paraburgimit, Prokurorja e lartë e Prokukorisë Publike ka kërkuar që Durlovskit ti mbetet paraburgimi pasi që ai ka qenë në Kuvend gjatë ngjarjes së 27 prillit.
Durlovski është një nga tre organizatorët dhe udhëheqësit e protestës ‘’për Maqedoni të përbashkët’’, ai akuzohet për krim të organizur.
Avokati i tijë Elenco Milanov tha se Durlovski nuk ka bërë thirrje për dhunë në Kuvend dhe se nuk e ka drejtuar grupin për në sallë.
Gruaja e Durlovskit, Anna Durlovska, kishte veshur një triko me mbishkrimin “Drejtësi për Igorin” në sallën e gjyqit.
Almakos