Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë promovoi Raportin vjetor për efikasitet të mbrojtjes juridike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016. Në bazë të këtij raporti u prezantuan shkeljet e të drejtave të njeriut që janë vërejtur dhe dokumentuar nga ana e projektit, me theks në diskriminimin në bazë të përkatësisë etnike dhe politike, krizën e refugjatëve, mos ofrimi i ndihmës mjekësore në vendet e paraburgimit dhe burgimit si dhe analizën e efikasitetit të mekanizmave të vendosura me kushtetutë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Avokati Llazar Sandev, njëkohësisht edhe anëtar i Shoqatës së juristëve të rinj, përmendi disa nga të drejtat që thyhen në vendet e punës nga ana e zyrtarëve shtetëror.
“Këtu më shumë theksi vendoset tek e përdorimin e të drejtave të njeriut në vendet e tyre të punës, sepse siç e dini sipas ligjit zyrtarët shtetëror, nuk e kanë atë të drejtë që gjatë një dite pune ta shfaqin përkatësin e tyre politike në punën të cilën e kryejnë…pa dallim nëse punojnë bëhet fjalë për të punësuar në administratën shtetërore apo në ndërmarrje private, pra në sektorin privat. Në këtë kontekst sot duam t’i tregojmë mangësi ligjore të cilët gjykatat nuk i shikojnë edhe pse duhet ta bëjnë të njëjtën”, ka deklaruar LLazar Sandev, avokat.
Ndërsa avokati Goce Kocevski, tha se në Maqedoni kanë vërejtur shumë thyerje të të drejtave të njeriut, por adresimi i tyre në vendet kompetente tani është edhe më i vështirë kur nuk kemi as qeveri dhe stagnim të institucioneve.
“Të drejtat e njeriut në Maqedoni mbrohen në një sistem dhe ky sistem mund të shihet si i izoluar nga rrethanat që kanë ndikim në to. Kriza politike e cila e ka prekur Maqedoninë, e cila është e vazhdueshme për më shumë se dy vite. Gjithashtu ka edhe reagime në realizimin e këtyre të drejtave, si psh un do t’i përmendja të drejtat të cilat realizohen nga procedura administrative. Ato të drejta realizohen nga ministritë kompetente. Dhe kur kemi situata të këtilla, kur nuk egziston qeveri, më shumë se një vit, ose kur gjatë gjithë kohës ndryshohen ministrat, zëvendës ministrat, apo ndihmësit e tyre kemi stagnim”, ka thënë Goce Kocevski, avokat.
Ky projekt është punuar në kuadër të Projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Përmes kapaciteteve të avokatëve dhe juristëve të rinj, projekti mundëson mbrojtje juridike të personave, të cilët konsiderojnë se të drejtat e tyre njerëzore janë shkelur me qëllim të vendosjes së praktikës adekuate rreth kësaj çështje.

