Prokuroria prezanton inçizim për fillimin e luftimeve me të cilat synon të dëshmojë se policia e ka paralajmëruar grupin kur ka hyrë në Lagjen e Trimave.
Sipas avokatëve mbrojtës, raporton SHENJA, të cilët ishin të vetmit së bashku me prokurorinë dhe të akuzuarit që panë videon, materiali është modifikuar dhe prerë ose siç e përshkruan ata “lepeno, seçeno, montirano” pasi zëri i policëve që gjoja paralajmërojnë të akuzuarit se po sulmojnë është zë intern nga biseda mes policëve dhe nuk është bërë thirrje ose parajmërim në altoparlant.
Pjesa e parë e seancës se sotme ishte e mbyllur ndërsa gazetarët presin që të ndjekin pjesën e dytë të gjykimi që do të vazhdojë pas orës 12.

