Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj intervistës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se një orë e tërë i shkoi duke mbrojtur të drejtën e Igor Simiqit nga Lista Serbe për të qenë nënkryetar i Kuvendit.
“Zhgënjyese që një kryetar partie shqiptare merr rolin e zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri”, shkroi Avdyli, duke shtuar se nga analistët nuk zhgënjehet e as befasohet.
Postimi i plotë:
Një orë e intervistës së Lumirit i shkoi duke mbrojtur drejtën e Simiqit të Srpskes për të qenë nënkryetar i Kuvendit.
Zhgënjyese se si mundet një kryetar i partie shqiptare të marr rolin i zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri 🫣
Për analistat spo flas,nga ta as nuk zhgenjehem as befasohem…