Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media u shpreh se gjithë anëtarët e kryesisë kërkuan që ai të jetë kryeministër. Por tha se nuk është në gjendje fizike për të marrë këtë përgjegjësi.