Gati 40 mijë euro dënime ka shqiptuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete.
Siç thonë nga AUV, aksioni ka zgjatur nga 13 deri më 16 janar dhe janë kontrolluar 188 operatorë me ushqim të kësaj kategorie.
“Tek 10 operatorë, në kontrolle janë vërtetuar shkelje të buta të sigurisë në ushqim dhe janë shqiptuar masa vërejtje, kurse tek dy marketë është të punësuarit nuk kanë libreza sanitare”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se te 6 markete nuk janë zbatuar procedurat për higjienë, kurse te 14 markete ka pasur ushqim me afat të skaduar.
Po ashtu në kuadër të aksionit, nga operatorët janë marrë mbi 253 kilogram ushqim (mish, prodhime nga mishi dhe produkte të qumshtit).
Data 15.03.2026
Aktuale
- Zyrtarisht në pranverë, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
- Shpërthim me eksploziv në makinën e agjentit të krimeve
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit


