Me këtë autobus është promovuar projekti “Veruvame vo tebe, vllozhuvame vo tebe”, i cili do të përkrahet me 37 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Projekti është promovuar nga zyra e BE-së në Shkup në bashkëpunim me Sektorin për çështje euroatlantike që udhëhiqet nga veprimtari dhe patrioti i shquar, Bujar Osmani. Në kuadër të kësaj fryme patriotike, siç po e shihni autobusi është “stolisur” vetëm me porosi në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik.
Në ndërkohë jemi duke pritur deklaratë edhe nga zyra e BE-së në Shkup.
Nga Bujar Osmani dhe nga Sekretariati për çështje euroatlantike, që ai e udhëheqë, nuk e pamë të arsyeshme të kërkojmë ndonjë deklaratë, sepse me siguri do të na thonë se gjuha shqipe në këtë rast është anashkaluar për shkak të “interesave më të mëdha”. Mirëpo në rast se ata e shohin të nevojshme të reagojnë, jemi të gatshëm t’a publikojmë sa do që 99 për qind nuk i besojmë këtyre reagimeve.