Author: Semi

Kryetari i Lëvizjes BESA,  Afrim Gashi nesër do të  takohet me kryetarin e LDP-së, Goran Milevski. Lëvizjes BESA po vazhdon të ndërtojë ura komunikimi mes partive politike në vend. Ky takim pritet që të mbahet nesër në Shkup, ku dy krerët e partive politike do të diskutojnë për aktualitetin politik në vend. Kryetari i BESËS, Gashi po vazhdon takimet e tij me gjithë liderët politik në vend.

Lexo më Shumë

Deniz Memedi/Xhenis Sulimani Pësimi nuk është mësim e as përsëritja nënë e mësimit, kur jemi te politika ballkanase dhe mentaliteti i politikbërjes. Këtë më së miri mund ta vërtetojmë nëpërmes vajtje-ardhjet e diplomatëve europian dhe botërorë në këto treva. Në analizën tonë do të marrim disa qëndrime të diplomatëve në periudhën e fundit, konkretisht që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Bashkëpunim më të theksuar mes pozitës dhe opozitës. Nivel më të lartë të demokracisë. Parlamenti assesi të bllokohet. Hapni kapituj të rinj. Idetë politike diskutohen në Kuvend. Janë këto sugjerime të diplomatëve tashmë 3 dekada në Maqedoni. Përsëritja…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska me rastin e festës së grave para mediave tha se Qeveria ka kërkuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit që t’i dëgjojë të gjithë dëshmitarët e rastit të sulmit të polices nga ana e funksionarit të lartë të BDI-së, Bekir Asani. “Qëllimi nuk është që dikush ta mbroj dike, qëllimi nuk është që rasti të harrohet. Qëllimi është që edhe të mos improvizojmë me rastin. Ajo që duam ta shohim është nga organet që t’i dëgjojnë të gjithë dëshmitarët të kërkojnë inçizime nëse ekzistojnë dhe të tregojnë versionin real, dhe të kuptohet se çfarë ka ndodhur.…

Lexo më Shumë

Në organizimin e Qendrës për Demokraci dhe zhvillim mbrëmë në Shkup u mbajtë tribunë me temë “Siria dhe ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Afrin”, ku ligjërues ishin disa akademik, historian nga vendi dhe rajoni. Tribunën e hapi, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, ligjërues në Universitetin Nënë Tereza, për të vazhduar Prof. Dr. Metin Izeti, ligjerues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe mysafiri nga Turqia, Can Acun, hulumtues për politikë të jashtme në Fondacionin për Studime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA). Në fjalimin e tij Prof. Dr Rizvan Sulejmani analizoi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe foli rreth asaj se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të brendshme ende nuk ka kapur autorët e sulmit fizik ndaj Branko Sinadinovski, themeluesit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, i cili pardje u sulmua nga dy persona duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nuk është hera e parë që Sinadinovski sulmohet fizikisht nga persona të panjohur dhe policia nuk arrin të identifikojë dhunuesit dhe t’i nxjerrë para drejtësisë. “Sektori i punëve të brendshme Shkup, në bashkëpunim me Prokurorin Themelore Publike Shkup, kanë ndërmarrë hapa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB duke mos theksuar se çfarë hapash kanë ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Seanca për lëndën “Toplik” e Prokurorisë speciale publike (PSP), që duhej të mbahej sot në Gjykatën penale, është shtyer për më 30 mars. Shkak për shtyerjen është sëmundja e të akuzuarit Dimitar Dimovski, për çka avokati i tij parashtroi vërtetim mjekësor. Në “Toplik” janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë për shitjen e parcekës ndërtimore në Sopishtë të Shkupit. Në seancën e fundit avokatët para fillimit të debatit kryesor kërkuan përjashtim të ekspertizës së dokumentacionit dëshmues të përpiluar nga PSP-ja, sepse ekspert për momentin është drejtori i Agjencisë për Kadastra të Patundshmërive,…

Lexo më Shumë

Arsimi është vegël kyçe për promovim të barazisë së tërësishme midis femrave dhe meshkujve dhe për çrrënjosje të stereotipave, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 8 Marsit e cila, siç njofton, nuk përkujton në luftën e gruas për rolin e saj të barabartë në shoqëri, viktima dhe lufta për barazi politike, ekonomike dhe sociale. “Që të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë, nevojitet që çdo ditë të luftojmë për avancim të barazisë gjinore dhe thyerjes së roleve tradicionale gjinore. Në çdo orë tuajën, gjatë çdo kontakti me nxënësit ta keni në mendje se ju keni rol…

Lexo më Shumë

Një përleshje ndërmjet një shtetasi amerikan dhe një polici të Maqedonisë ka ndodhur në Shkup, edhe atë në hollin e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP). Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, pas një zënke fillimisht verbale ndërmjet O.S.A (54), nga SHBA-të, dhe policit. Dhunuesi është arrestuar pas dy orësh. MPB-ja nuk tregon se në çfarë cilësie, shtetasi i SHBA-ve ka qenë i pranishëm në PTHP.

Lexo më Shumë

Trendi i ikjes nga Maqedonia ditë e më shumë po merr hov. Nuk ka ditë që para ambasadës së Gjermanisë nuk gjen kolonë që pret për të aplikuar për vizë punë. Redaksia jonë para ambasadës ka intervistuar aplikues, të cilët kanë numëruar shkaqet e ikjes nga vendi dhe kushtet e vështira ekonomike në Republikën e Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm. “Një ndër gjërat më të rëndësishme që luajnë rol të rëndësishëm janë kushtet ekonomike, d.m.th se këtu mbizotëron papunësia. Mendoj se si gjithë të rinjtë shkojnë për një ardhmëri më të mirë”, deklaroi Edona Hasani, studente, aplikuese për vizë para ambasadës…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), prodhimtaria industriale në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit të kaluar shënon rritje prej 8,4 për qind. Në bazë të sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin e minierave dhe gurthyeseve në janar të vitit 2018, në krahasim me janarin e vitit 2017, shënon rënie prej 0,3 %, në sektorin Industri e përpunimit shënohet rritje prej 16,9 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim shënon rënie prej 28,4 %. Rritja në sektorin Industri e përpunimit është rezultat, para së gjithash, i…

Lexo më Shumë

Ditari i kuq, tashmë 40 vjet nuk është ndarë nga duart e mësuesëve Mexhit Etemi dhe Sefedin Dushkaja që nxorrën dhjetëra e dhjetëra gjenarata në Malësinë e Karshiakës. Ndonëse mësues në fshatra malor, ata nuk munguan as edhe një ditë në mësim, pavarësisht se rruga deri në shkollë ishte përplot me vështirësi, e kaluar herë me këmbë e herë me tren. Pas 40 vjetësh përvojë, mësuesi Etemi thotë se arsimi tani është bërë arenë eksperimentesh të ndryshme, në bazë të dëshirave të politikës udhëheqëse në vend. “Nëse kthehemi vite më parë arsimi ka qenë në nivel të duhur dhe arsimtari…

Lexo më Shumë