Author: Semi

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, me urdhër gjykate, ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të E.M (52), nga fshati Jazhincë, Tetovë. Gjatë kontrollit, në njërën nga dhomat janë gjetur 29 paketime me marihuanë, me peshë prej rreth 30 kilogramësh, një peshore digjitale, një fishek. E.M është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme, ndaj të cilit do të zbatohen procedurat ligjore, pas përfundimit të hetimeve. Gjithashtu, bastisje është kryer edhe në shtëpinë e M.S (39), nga Tetova, ku janë gjetur dy pistoleta pa leje. M.S është privuar gjithashtu nga liria, si edhe ndaj tij do…

Lexo më Shumë

Prokurorja Publike Speciale, Fatime Fetai në mbrëmjen gala të grave ku kanë rrëfyer përvojat e tyre dhe detaje nga përditshmëria ka shpjeguar një pjesë të komenteve për daljen e saj në disko, për të cilën gjë ka marrë kritika në rrjetet sociale. Ajo me humor ka shpjeguar rastin, por duke e ndërlidhur dhe përshkruar si ngjarje penalo-juridike. Ajo tha se pasi që ka shkuar në disko, është shpallur e akuzuar nga gjyqi publik. Nga shumë prokurorë sipas rrëfimit të saj me ironi, kryesori ishte gazetari Branko Geroski. https://www.youtube.com/watch?v=VbhHafB14iY

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani, në llogarinë e tij në Facebook shkruan se kërcënimet e fundit nuk janë të parat që kanë arritur në adresë të tij. Selmani shkruan se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet dhe provokohet nga njerëz të afërt me BDI-në, por që nuk ka dashur t’i publikojë.  “Nuk është hera e parë që kërcënohem dhe provokohem nga njerëz të afërt me BDI. Nuk i kam paraqitur ne publik sepse nuk kam dashur në asnjë moment të mendojnë kërcënuesit se vertët ua kam frikën. I kam raportuar kërcënimet në polici…

Lexo më Shumë

Odat Ekonomike të Serbisë dhe Maqedonisë e mbështesin marrëveshjen e nënshkruar në Shkup nga ana e ministrave të dy vendeve, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përherëshme për problemin e tregtisë mes vete me miell. Siç është publikuar në faqen zyrtare të Odës Ekonomike të Serbisë, që të dy odat angazhohen që gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut dhe në interes të bashkësive afariste të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pritet që marrëveshja e arritur të sigurojë zgjidhje të përhershme, sepse masat e njëanshme, të cilat paraqesin barriara jodoganore, në mënyrë destimulative ndikojnë ndaj ekonomisë të të…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas në mbledhjen joformale të Qeverisë i ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e emrit, shkruan e përditshmja greke, Iefimerida./Gazeta Express/ Sipas Iefimeridas, janë propozuar madje edhe pikat e reja që janë shtuar në marrëveshje. Ndërsa Kocijas me dokumentin në fjalë do të aterojë në Shkup javën e ardhshme. Megjithatë akoma nuk është konfirmuar data e aterrimit të Kocijasit as nga Shkupi e as nga Athina zyrtare. Ndërkaq derisa partia më e madhe greke në pushtet, SYRIZA po udhëheq negociatat për emrin nga partneri i saj i koalicionit…

Lexo më Shumë

Afati njëjavor që kreu i kuvendit Talat Xhaferi ua dha pozitës dhe opozitës që të dakordohen për ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk i bën përshtypje kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovskit. Ai as nuk deshi të komentojë deklaratën e kreut të kuvendit, duket thënë se nuk është e nivelit të tij që të komentojë ultimatume. Mickoski përgënjeshtroj informatat se do të ketë takim liderësh në të cilin temë e bisedimeve do të jetë pikërisht ligji për shqipen. Kreu i opozitës edhe një herë tha se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrime, kurse oferta e tyre është që…

Lexo më Shumë

Biseda me kafe dhe cigare, paraprakisht e paralajmëruar në Facebook, u shndërrua në takim pune i avokatëve nga Shkupi. /Express/ Në të munguan kolegët e tyre më të vjetër që nuk shfrytëzojnë rrjetet sociale. Shkas për takimin nuk ishte 8 Marsi, por propozim-ndryshimet në ligjin për noteri. Avokatët porositën kryeministrin Zaev t’i kuptojë seriozisht se ata janë të pakënaqur. Ata theksuan disa elemente kontestuese në propozim-ndryshimet e ligjit për noteri, që “De Fakto” nënkuptojnë më shumë para për noterët. “Kontestuese është ajo që tërësisht na kanë larguar nga procedura e trashëgimisë. Është paraparë procedura trashëgimie të zhvillojnë vetëm noterët. Kontestuese…

Lexo më Shumë

Data 3 Mars, është dita e Komunës së Tetovës, ditë që është festuar nga viti 1991 deri më vjet, sivjet si duket kjo datë është harruar nga autoritet e komunës, të cilët as edhe një njoftim të shkurtër nuk e kanë bërë. Siç shkuan TetovaPress, për vite me radhë, Komuna e Tetovës i ka nderuar me rastin e kësaj feste, 3 marsit, ditës së komunës së Tetovës, me mirënjohje dhe çmime, me dhjetëra veprimtarë të shquar, artistë, veteranë të arsimit, shkolla dhe institucione të tjera arsimor, kulturore, sportive e humanitare të Komunës së Tetovës. Pra pavarësisht rrethanave tjera historike, kjo…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për abort, ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, me përfaqësuesit e organizatave të grave, si partner të ministrisë në krijimin e politikave për përparimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave. “Me ndryshimet të cilat janë bërë para disa viteve, është ndërlikuar shumë procedura, u vendosën shumë procedura administrative, ndërsa konsiderojmë se një pjesë e tyre zgjatin aq gjatë që mund madje edhe ta rrezikojnë shëndetin e gruas. Dëshirojmë ta sqarojmë qëndrimin tonë, ta dëgjojmë zërin e tyre dhe së bashku të konfirmojmë se cili është opsioni më i mirë,…

Lexo më Shumë

Edhe pse ishte paralajmëruar, dy anëtarët e mbetur në komisionin për parandalimin e korrupsionit ende nuk kanë dhënë dorëheqje pas skandalit me keqpërdorimin e parave publike. Ditë më parë dhanë dorëheqje pesë nga shtatë anëtarë të Komisionit, përfshirë edhe kryetarin Igor Tanturovski. Megjithatë, dy anëtarët tjerë, Najdo Spasevski dhe Suzana Taskova Axhikotareva, edhe më tej refuzojnë të dorëhiqen shkaku se siç kanë thënë, ata nuk janë përmendur në raportin për revizion. Por sipas raportit të revizionit, përveç shpenzimeve të panevojshme të parave të buxhetit, ka patur edhe shpenzime për dreka dhe darka në restorante të cilat anëtarë të Komisionit i…

Lexo më Shumë

Qindra qytetarë festën e 8 Marsit sot e shënuan rrugëve të qytetit përmes një marshi paqësor duke kërkuar barazi gjinore. ‘’Duam të drejta, nuk duam tigan’’, ‘’8 Marsi nuk është ditë për lule’’, ‘’Rroga të njëjta,’’ ‘’Dënim për dhunuesit’’, ishin vetëm disa nga thirrjet e marshuesve. Manifestimi i sotëm u mbështet dhe nga kryeministri Zoran Zaev, i cili po mbante megafonin e aktivistes Kalija Dimitrova, e cila në moment kur ajo përmendi se vetëm 12 gra janë të punësuara në institucione ose vetëm 6 përqind, kryeministri  kapi kokën me dorë. Albulena Karaga pjesë e marshit, kërkoi nga institucionet të respektojnë…

Lexo më Shumë