Është përmbysur një kamion në rrugën Shkup-Gjevgjeli, duke bllokuar kështu dy korsitë e rrugës. Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, për AIM tha se ekipet policore është në terren dhe po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga MPB informojnë se kamioni është përmbysur pasi i ka shpërthyer goma, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta./Telegrafi/ Foto: Ilustrim
Author: Semi
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dënon çdo lloj të gjuhës së urrejtjes, fyerjes apo nënçmimit ndaj çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë. “LSDM-ja i dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Gazetarët kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe avancimin e proceseve demokratike dhe nga kjo sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe vlerave demokratike”, thonë nga LSDM-ja. Personat publik duhet të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre dhe paraqitjet publike dhe ta kenë parasysh se nga ajo si sillen personat publik varet edhe mendimi i qytetarëve për…
Prokuroria ka bllokuar llogarinë bankare të një shqiptari nga Tetova, e cila ishte hapur në një bankë të nivelit të dytë. Llogaria bankare e shqiptarit të identifkuar me emrin Ali Jashari ishte në vlerën e 400 mijë eurove. Ali Jashari jeton në Gjermai dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për “Pastrim i produkteve të veprës penale” ose “veprimtari kriminale”.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore. Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët e LSDM-së…
Shumica do të respektoj afatin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit për Ligjin e gjuhëve dhe nesh nuk ka marrëveshje mes tij dhe opozitës, do të votohet ashtu siç propozoi Xhaferi, madje edhe pa shtjellim të amendamenteve, thonë për Tv24 burime nga LSDM. Ata thonë se përjashtimi i amendamenteve do të bëhet nga spikeri i parlamentit dhe se Xhaferi është i vetmi që ka kompetenca për këtë. Thuhet se gjatë vikendit dhe eventualisht të hënën pritet të bëhet përpjekja e fundit për gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje me liderin e opozitës Hristijan Mickovski. Nuk precizohet se cila do ishte…
Sipas një kërkimi të kryer nga OKB-ja në vitin 2015, shumica e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë të gatshëm ende që të bashkëpunojnë së bashku apo edhe të jetojnë në të njëjtin mjedis, ndërkohë që gati askush nuk është i gatshëm që të kurorëzohet me njëri-tjetrin, pra serb me shqiptar dhe anasjelltas. “Imagjinoni veten tuaj në situatën që të dashuroheni me shqiptar, dhe ju të jeni në lidhje, në martesë apo të keni fëmijë. Si do t’ia sqaroni nënës, babait, familjes…? Po i njëjti portal, ka realizuar një anketë në rrugët e Beogradit, duke i pyetur qytetarët nëse do të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore. Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”. “Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët e LSDM-së ose me vetëdije…
Në një objekt hotelierik në fshatin Sllupçan, mbrëmë rreth orës 00:30 nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë në koordimin me policinë e krimit pranë MPB-së, është realizuar aksion kontrollues. Kontrollet janë kryer me plan të përgatitur më herët, për shkak të dyshimeve se në objekt ka shtetase të huaja të cilat punojnë në objekt dhe se në të njëjtin objekt kryehen veprimtari joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Policia informon se në objekt janë kapuar 9 femra, prej të cilave 3 nga Maqedonia dhe 6 nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat njëkohësisht edhe janë arrestuar. Gjatë këtij aksioni…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dje në Bruksel është takuar me senatorin Kris Marfi. Dimitrov e ka njoftuar senatorin Marfi me reformat në lidhje me agjendën Euroatlantike si dhe procesin në negociatat për emrin me Greqinë, gjithashtu kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Maqedoni dhe në rajon, duke konstatuar së bashku për nevojën e integrimit të Maqedonisë në aleancat Euroatlantike./Gazeta Express/
Deputeti Amdi Bajram, i cili është pjesë e koalicionit të LSDM-së thotë se Ligji i gjuhëve është kushtetues dhe jokushtetues, por gjithsesi duhet të votohet pa vonesa. Bajram për Makfaks tha se ai ashtu është formuluar dhe ashtu duhet të jetë dhe se ai nuk ka asgjë kundër ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk duhet të ketë vonesa. Nuk është një punë e madhe nëse Ligji për gjuhët votohet dhe nuk ka asnjë pengesë për këtë. Unë e vlerësoj si kushtetues – jokushtetues. Faktori i jashtëm nuk bën presion, nëse duam të shkojmë në BE dhe NATO duhet t’i përmbahemi asaj…
Katër shtetas të Bullgarisë morën padi penale dhe tetë ditë burgim për kontrabandimin e emigrantëve. Në pikën kufitare “Bogorodicë”, pardje u përpoqën që të transportojnë tetë emigrantë ilegalë meshkuj nga Sri-Lanka dhe nga Afganistani të moshës 18 deri në 41 vjeçare. Të denoncuarit L.B (63), P.H (59), I.R (53) dhe T.T (24) më 9 mars në orën 10:30 hynë në pikën kufitare “Bogorodicë” me një minibus “Iveko”, me targa kombëtare bullgare, të drejtuar nga i denoncuari i parë, ndërsa tre të tjerë ishin pasagjerë. “Gjatë kontrollit shtesë mbi mjetet e transportit nga ana e punonjësve të policisë dhe një zyrtari…
Tre persona janë lënduar në dy aksidente të veçanta që kanë ndodhur dje në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, informojnë nga SPB Tetovë. Në aksidentin e parë që ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit me fshatin Vërbjan, automjeti “Seat toledo” i drejtuar nga B.K nga Dibra, për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga, ndërsa lëndime kanë marrë dy bashkëpasagjerë, ku njëri prej tyre është mbajtur në spitalin e Gostivarit. Mbrëmë rreth orës 19:30 B.J nga Gostivari, duke udhëtuar në rrugën Hanet e Mavrovs-Dibër me makinën “Opel Corsa”, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka goditur…