Author: Semi

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç raporton korrespondenti i agjencisë AIM, nga Brukseli, Kocijançiq ka deklaruarse KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9. “Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evrpiane”, thotë Kocijançiq. Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqëndrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së.

Lexo më Shumë

Ndihmës sekretari shtetëror amerikan Ves Miçell sot është në Athinë në takime me përfaqësues qeveritar grek. Sipas paralajmërimeve Miçell me autoritetet greke do të bisedojë për thellimin e raporteve mes SHBA-ve dhe Greqisë, forcimin e bashkëpunimit bilateral, veçmas në sferën e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve. Edhe pse nuk ka konfirmim formal, pritet të bëhet fjalë edhe për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit. /Express/ Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/pas-shkupit-micell-viziton-athinen-511813/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lexo më Shumë

Autorët e mbi-shkrimeve me përmbajtje anti-shqiptare të bëra mbrëmë në objektin e Institutit të trashëgimisë Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë duhet të gjinden dhe të njëjtit të vendosen para përgjegjësisë për veprën tyre, thotë për Almakos Avokati I Popullit, Ixhet Memeti.  “Sigurisht se policia është e obliguar jo vetëm të reagojë, por edhe të ndërmarr veprime konkrete t’i zbardh rastet dhe të kërkoj që përgjegjësit të sanksionohen”-tha Memeti për Almakos, Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po ndjekin hapat e nevojshëm për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit. “Gjatë ditës së sotme rreth orës, 10:40 është paraqitur…

Lexo më Shumë

Integrimi i shqiptarëve në pushtet është lojë që ndiqet nga pushteti që nga koha e ish Jugosllavisë, kur një pjesë e shqiptarëve, të cilët në atë kohë opinioni sllav i quante “poshteni albanci” (“shqiptarë të ndershëm”) u inkuadruan në nivele të ndryshme të pushtetit dhe arritën deri në nivelet më të larta të tij. Për këta “shqiptarë të ndershëm” pushteti i atëhershëm siguronte një jetë të mirë në elitën e asaj kohe, ndërsa për pjesën tjetër, sidomos për atë që guxonte të shprehte pakënaqësinë ndaj sistemit, ushtroheshin represalije. Derisa në Kosovë kriteri për “shqiptar i ndershëm” here bëhej më i…

Lexo më Shumë

Në një pres-konferencë në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela  uroi të gjithë shqiptarët për miratimin e ligjit të gjuhëve dhe e akuzoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, që sipas Selës është meritor pikërisht ai për vonimin e ligjit. “E uroj Ahmetin, që dje gjeti forcën dhe erdhi, për të votuar ligjin për  përdorimin e gjuhëve por kjo nuk do të thotë se duhet të aktivizojmë makinerinë e tij propaganduese në mënyrë që të dalë se gjoja ai paska qenë i vetmi lider i cili e paska votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve. E vërteta është një,…

Lexo më Shumë

Shumica po vazhdon me votimin e 4 pikave të mbetura nga rendi i ditës ndërkohë që Dragan Danev tani doli në foltore për procedurale “Të nderuar nuk kemi pasur asnjëlloj koordinimi. Pavarësisht manovrave qe bën kryeparlamentari ligji për gjuhët do të vijë sot në rend dite dhe ne kërkojmë të respektohet rregullorja dhe të diskutohen amandamentet”, tha Danev. Ndryshe për momentin në Kuvend është edhe ish kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski. E.SH ALmakos.com

Lexo më Shumë

Edhe përkundër faktit që janë ndërruar prokurorët republikan gjendja e drejtësisë në Maqedoni ka ngelur e njëjtë, kështu vlerësojnë organizatorët e protestës “Drejtësi për Almirin”, të cilët gjatë ditës së sotme kanë vendosur tre banderola, në të cilat shkruhej data e lindjes dhe vrasjes/vdekjes së vogëlushit kumanovar, raporton Almakos. Banderolat u vendosën para Kuvendit të Maqedonisë, Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Drejtësisë. Organizatorët e protestës thanë se me këtë hapë duan t’i “zgjojnë nga gjumi” të gjitha organet kompetente përfshirë këtu edhe të zgjedhurit e popollit, për gjykimin e padrejtë që po bëhet për rastin në fjalë. Anita Latifi theksoi…

Lexo më Shumë

Deputeti, Ilija Dimovski tha se nuk do të ketë takim me  Talat Xhaferin. Kryeparlamentari do të pranojë letër nga grupi parlamentar i deputetëve të VMRO-DPMNE me kërkesat e tyre, që janë diskutimi i amandamenteve thirrja e Komisionit për Çështje imunitare dhe mandatore. Të pyetur se si do të veprojnë nëse krye-parlamentari e vendos në votim ligjin oër gjuhët. Dimovski nuk komenton vetëm thotë se do të merret vesh kur te vijë momenti. E.SH ALmakos.com

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, sot edhe një herë ka përsërtitur deklaratën e zyrtarit shtetëror amerikan, Ves Miçell, i cili dje gjatë në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, deklaroi se vendi i tij është shqetësuar për kontestin bilateral për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai është shprehur se shpreson se dy vendet do të arrijnë zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet. XHES BEJLI, AMBASADORI I SHBA-SË “Ves Miçell deklaroi dje se ShBA-ja është e shqetësuar. Ne i ndjekim me vëmendje Maqedoninë dhe Greqinë të cilat janë miq dhe aleat të Shteteve të Bashkuara dhe ne shpresojmë…

Lexo më Shumë

Përsëri, me kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, krye-parmlamentari Talat Xhaferi ka dhënë një pauzë prej gjysëm ore, të cilën do e shfrytëzojë për takim dhe kordinim me deputetët e opozitares VMRO-DPMNE, për çështjen e ligjit të gjuhës shqipe. Rikujtojmë, sot në kuvendin e Maqedonisë po zhvillohet seanca e 32-të në të cilën mes tjerash duheshte të votohet edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Lexo më Shumë

Deputeti tjetër i VMRO-së opozitare, Dragan Danev në proceduralen. e tij kërkoi pauzë pasi që sipas tij me votimin e pikës 26 të rendit të ditës Talat Xhaferi nuk ka vepruar në përputhje me Rregulloren dhe kërkuan pauzë prej një ore. Megjuthatë kryeparlanentari tha se nuk ka asnjëlloj gabimi dhe  se pauzë nuk do të ketë dhe vazhdoi me votimin e pikave të tjeera të rendit të ditës. Ndryshe, nuk dihet se kur do t’i vijë rradha ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi tabela ku shënohen emrat e deputetëve që kanë kërkuar procedurale është e mbushur plot. Kryeparlamentari tha se me…

Lexo më Shumë