Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kryen kontrolle të rregullta tek çokollatat që shiten në Maqedoni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për prodhime vendore ose të importuara. Nga kontrollet e deritanishme AUV nuk ka marrë konfirmime laboratorike për dyshime në cilësinë e këtyre prodhimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga AUV thonë se do të vazhdojnë edhe më tej të kontrollojnë çokollatën në tregun e Maqedonisë dhe në kohë do të ndërmarrin masat e nevojshme, në rast të dyshimeve mbi këtë produkt.
Author: Semi
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dalë në opinion me qëndrimin e tij zyrtar rreth votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe zhvillimeve të mbërmshme në Kuvendin e Maqedonisë. Ai thotë se nga ky ligj civilizues nuk humb askush, dhe se nuk shkelet Kushtetuta, apo edhe Amandamenti 5. “Mbërmë u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ky ligj është kontribut serioz për ndërtimin e koncpetit të një shoqërie për tërë qytetarët e Maqedonisë. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2083227598384748/ Ky hap e pati mbështetjen në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Kjo vlerë, ‘Maqedonia vendi i të gjithë qytetarëve’ është…
Zelina Barth është e lindur në Pogradec, ndërsa vetëm në moshën 15-vjeçare ka ardhur e vetme në Dizhon të Francës. Aktualisht, ajo është udhëheqëse e kompanisë, bashkëthemeluese e sipërmarrjes „Magnesia Process“, karrierën e saj si duket do ta përcjellë një optimizëm i përsosur. Zelina Zagorçani është e lindur në Shqipëri para 35 vitesh. „Në periudhën e komunizmit“. Gjyshi i saj ishte në një rang të lartë të regjimit të atëhershëm politik, e ëma violiniste, ndërsa babai me profesione të ndryshme: «U rrita tek gjyshja ime deri në moshën shtatëvjeçare. Ishte shumë më lehtë me prindërit e mi të cilët punonin…
Akoma asnjë epilog nga padia që Organizata Joqeveritare “Eco Guerila”, e ka ngritur që para një muaji kundër ndotësve të ajrit dhe vet shtetit, i cili sipas tyre ka obligim kushtetues që qytetarëve t’ju siguroj mjedis të pastër. Për këtë nga Eco Guerila por dhe ambentalistët kritikojnë për neglizhencë Gjykatat, të cilat sipas tyre nuk shqyrtojnë në kohë padit e parashtruara. “Çështja është e gjykatës që në këtë pikë tregohet jo serioze sepse, ajo ka për obligim që menjëherë ti ndërmerr gjitha veprimet mirëpo edhe unë jam në njohuri të asaj se janë hedh poshtë trajtimet e rasteve apo padive…
Sot në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, Namik Abdi është zgjedhur udhëheqës në Policinë Kriminalistike në SPB-Tetovë, përcjell TetovaSot. Postimi i plotë i Namik Abdi në facebook: “Sot morra mbi supe një detyrë dhe përgjegjësi të re – të udhëheq Policinë Kriminalistike në Sektorin e Tetovës! Faleminderoi zv/ministrin Agim Nuhiu, zv/drejtorin Besir Deari dhe Kryeshefin e SPB-së në Tetovë Amir Dalipi për besimin dhe mbështetjen! Bashkë kundër të gjitha profileve të krimit. Bashkë për institucionet dhe për ligjin!
Temë e press-konferencës së sotme në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”, ishte arsimi, respektivisht keqmenaxhimi në shkollën e mesme teknike “Gostivar”, gjatë mandatit 2013-2017, njofton Portalb.mk. “Ndonëse ka keqpërdorime të shumta në këtë shkollë të mesme, ne sot do t’ju njoftojmë vetëm me disa prej tyre. I diplomuari në farmaci, ka qenë ë i angazhuar me fond të plotë prej 20 orësh për lëndët matematikore. Inxhinier i arkitekturës ka qenë i angazhuar për lëndën e gjuhës angleze, ndërsa ajo që është më interesante, i diplomuari në biznes ka qenë i angazhuar 4 orë për testim ekstern, 2 orë…
Seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë, e cila ishte paralajmëruar të mbahet më 21 mars, është shtyrë. Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, anulimi i mbledhjes së përbashkët është bërë për shkak të angazhimeve të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Qeveria do të njoftojnë shtesë për datën e re të mbajtjes së seancës së përbashkët ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Serbisë. Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë seancë të përbashkët qeveritare pritet të mbajë edhe me Qeverinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, duke folur për çështjen e emrit gjatë një konference për gazetarët, ka deklaruar se momentalisht po hapërojnë në një rrugë mjaft pozitive, duke shtuar se negociatat për emrin vazhdojnë me ritëm intenziv. Në lidhje me draft marrëveshjen, ai ka thënë se po e përpunon Ministria e Jashtme Greke ndërsa së shpejti është planifkuar vizita e shefit të diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Poziciomi i Qeverisë greke është emër i përbërë, erga omnes, për përdorim të përgjthshëm. Çfarë do të thotë ajo? Që nevojitet rishikim i Kushtetutës që të mund…
Xhevdet Pozhari Gjuha shqipe në Maqedoni të paktën 4 herë është “zyrtarizuar” deri më tani nga Ali Ahmeti! Në fakt bëhet fjalë vetëm për miratimin e ligjit për avancimin e gjuhëve, derisa maqedonishtja mbetet e vetmja gjuhë zyrtare. Për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, duhet ndryshim i kushtetutës. E, ndryshimi i kushtetutës do të ndodh domosdo kur të vjen koha e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Këta që thonë se u zyrtarizua gjuha shqipe, vetëm duan ta mbulojnë pafuqinë e tyre që vërtetë gjuhën shqipe ta bëjnë gjuhë zyrtare kur shkaku i ndryshimit të emrit – kusht ky i Greqisë, do…
Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, në një deklaratë për sdk.mk, ka thënë se incidentet e djeshme në Parlamentin e Maqedonisë nuk janë pamje të një parlamenti të shtetit evropian. “Dje ishte ditë dëshpëruese pasi pamë ngjarje për të cilat mendojmë se ua kemi kthyer shpinën, se nuk ka pasur konsenzus minimal për procedurat për miratimin e ligjeve dhe nuk ka pasur diskutim të civilizuar për tema në interes të qytetarëve. Nuk është e imja të gjykoj, por pamjet që pamë janë gjithçka, përveç pamje të një shteti evropian”, ka thënë Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa edhe eurokomesari për…
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi nesër ulet do të në bankën e të akuzuarve për mashtrim zgjedhor në vitin 2013. Përveç tij, në rastin “Titanik 3” është akuzuar edhe bashkëpartiaku i tij Ismet Guri. Dy bashkepartiakët e partisë së Ahmetit, specialja i akuzon për ndryshimin e procesverbaleve me heqjen dhe futjen e votave në kutitë e votimit në raundin e parë të zgjedhjes së kryetarit të komunës në Çair para pesë viteve. PSP në aktakuzë thekson se Ismet Guri si anëtar i komisionit zgjedhor komunal në Çair, e ka urdhëruar kryetarin e Këshillit zgjedhor ta korrigjojë procesverbalin për votim. Në modifikimin e…